E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rililindja çon për ‘skrap’ mbi 100 milion euro pagesa për largimet e padrejta nga puna
Lajme

Rililindja çon për ‘skrap’ mbi 100 milion euro pagesa për largimet e padrejta nga puna

Vetëm në 5 vitet e fundit,  shteti ose më saktë taksapaguesit shqiptarë, kanë paguar mbi 100 mln euro për të gjithë të larguarit nga puna pa të drejtë. Por kjo nuk është e gjitha, sepse proceset gjyqësore që janë duke u zhvilluar pritet të rëndojnë edhe më shumë situatën. Për të stabilizuar situatën, ekspertët sugjerojnë ndryshime në ligj, ku titullari do të mbajë përgjegjësi për firmën që vendos për pushimin e punonjësve.

Kështu taksapaguesit shqiptarë janë të detyruar që të paguajnë  dy administrata paralele për shkak të largimit të punonjësve në mënyrë të paligjshme. Nga të dhënat e Spending Open Data  në 4 vite numërohen 13.475 trasaksione nga thesari i shtetit si shpenzime për ekzekutim të vendimeve gjyqësore për largim nga puna.

Mes Ministrive, ajo që ka numrin më të lartë të transaksioneve është Ministria e Mjedisit dhe Turizmit me rreth 466 të tilla, e ndjekur nga Ministria e Bujqësisë me 79, Ministria e Energjetikës dhe Transporteve me 66 trasaksione,  e Mbrojtjes me 61 dhe Shëndetësia me 56.

Trasaksionet për largimet nga administrata

TOTAL 13.475

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit 466 348 mln

Ministria e Bujqësisë 79 58.2 mln

Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës 66 90.4 mln

Ministria e Mbrojtjes 61 72.3 mln

Ministria e Shëndetësisë 56 40.1 mln

Ministria e Brendshme 48 81.3 mln

Ministria e Financave 47 31.4 mln

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.