E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rinas /Përplasen dy makina , plagoset shoferi dhe pasagjeri i një prej tyre
Publik News

Rinas /Përplasen dy makina , plagoset shoferi dhe pasagjeri i një prej tyre

Dy persona kanë mbetur të plagosur paraditen e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në rrugën nacionale Rinas-Tiranë.

Mësohet se përplasja ka ndodhur në orën 09.30 të paradites së sotme, në vendin e quajtur kryqëzimi Laknasit. Në aksident është përfshirë një mjet tip Mercedes Benz dhe një mjet tip Golf 5. I plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit K.M dhe pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi me iniciale V.ZH, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër me iniciale A.N nuk ka pësuar lëndime.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë  për zbardhjen e rrethanave të saj, ndërsa shkak paraprak dyshohet shpejtësia e lartë e dy mjeteve dhe lagështira në rrugë.

Nga vendngjarja:
Screenshot_13.jpg
Screenshot_14.jpg
Screenshot_15.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.