E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rinas/Kapet mashtruesi
Lajme

Rinas/Kapet mashtruesi

I mori 13 mijë EURO bashkëqytetarit për ta çuar në Angli dhe ja mbathi drejt Italisë.

Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim për mashtrim është arrestuar nga Policia e Korçës. Në pranga ka rënë shtetasi Eredo Beluli, banues në Ersekë, i cili ishte dënuar në vitin 2013 me 4 vite burg, pasi kishte mashtruar një bashkëqytetar se do ta çonte në Angli, duke i marrë 13 mijë euro.

31-vjeçari Beluli është kthyer deportiv nga Italia, në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, prej ku ka rënë në prangat e policisë.

Njoftimi i policisë:
Më datë 08.06.2018, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ekzekutimin e vendimit për ndalimin e shtetasit në kërkim:

Eredo Beluli, 31 vjeç, banues në Ersekë. Shtetasi i mësipërm është kthyer deportiv nga Italia, në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim të formës së prerë nr 201 datë 11.06.2013 e ka dënuar me 4 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Në vitin 2013, Eredo Beluli, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shtetasi nga Erseka një shumë prej 13 mijë Euro duke i premtuar se do ta ndihmonte për të ikur në Angli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.