E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rindërtimi në Lezhë firma bllokon punimet, 41 familje  jetojnë në kushte të vështira
Publik News

Rindërtimi në Lezhë firma bllokon punimet, 41 familje jetojnë në kushte të vështira

Edhe tre vite pas tërmetit, 41 familje në qarkun e Lezhës janë ende të pa streha. Firma që do të ndërtonte banesat individuale është tërhequr nga kontrata me bashkinë për shkak të rritjes së çmimeve.

 

“Shtëpia është dëmtuar me tërmetin, më kanë thënë prit dokumentet kur të vijnë nga Tirana”,thotë një banor.

“Shtëpinë e prishi tërmeti. E kanë shembur, por janë rritur çmimet dhe është bllokuar rindërtimi”, shtoi një tjetër.

Këtë fakt e konfirmon zyrtarisht edhe nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Ermal Pacaj, i cili thotë se po punohet për t’i dhenë zgjidhje problemit të krijuar.

“Përkohësisht jemi stopuar në procesin e rindërtimit të 41 shtëpive individuale që në fakt Bashkia Lezhës e bëri procedurën, por firma që e mori përsipër u tërhoq kundrejt penalitete të kontratës”, tha ai.

Bashkia e Lezhës është një ndër zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, i cili la të pastrehë 246 familje. Sipas të dhënave zyrtare, deri tani kanë hyrë në apartamentet e reja 198 familje dhe 207 familje kanë marrë pjesën e parë të grantit për t’i ndërtuar vetë shtëpitë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.