E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ringjallet” Teuta, e dyta fitore radhazi, një gol thyen Tiranën
Publik News

“Ringjallet” Teuta, e dyta fitore radhazi, një gol thyen Tiranën

Teuta ka marrë fitoren e dytë radhazi, duke mposhtur 1-0 Tiranën në shtëpi, në ndeshjen e Superligës.

Në minutën e 34-të, është Aleksi që dërgon një sinjal të rëndësishëm në portën kundërshtare, por pa zhbllokuar dot shifrat.

“Djemtë e Detit” arrijnë të prishin ekuilibrat në fundin e fraksionit. Beqja realizon me kokë, duke ndezur kështu festën durrsake. Gëzimi zgjat pak, pasi pas një rishikimi me VAR, goli anulohet për shkak të një faulli në sulm ndaj Përgjonit.

Teuta do insistonte për të marrë vërtetë epërsinë në këtë takim, Albion Marku do “tundtte rrjetën”, me portierin Bekaj të mposhtur falë edhe një skeme që rezultoi e suksesshme.

Me këto shifra, ekipi i Martinit merr më në fund frymë lirshëm, edhe pse renditet e parafundit, dalja nga zona e ftohtë duket afër. Në krahun tjetër, bardheblutë janë të dytët me 25 pikë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.