E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ringritja e një opozite i kushton shoqërisë breza të tërë
Lajme

Ringritja e një opozite i kushton shoqërisë breza të tërë

Rivendosja e një të drejte personit i kushton kohë, ndoshta edhe jetën. Por disi rivendoset. Diku individi e fiton atë që ka humbur.

Ringritja e një opozite i kushton shoqërisë breza të tërë. D.m.th shumë kohë e jetë njerëzish që u dhunohen liritë e të drejtat. Kurrë shoqëria nuk i fiton më brezat e humbura.

Në racionale shoqëria duhet të vendosë balanca të drejta ndërmjet lirisë, të ardhmes së saj dhe lirisë së individit.

Zakonisht turmat paguajnë me qejf kostot kolektive të dhunimit të njerëzve. Paguajnë pasi kanë gëzuar në ekstazë se si dhunohet individi… Qejfi paguhet!

Që nga lashtësia njësoj ky muhabet…

Individi në këto kushte e ka pak të vështirë deri sa të mësohet me gjendjen.

E kështu jeta vazhdon me të njëjtat gjëra të përsëritura.

Dikush tërhiq e mos e këput, dikush e këput pa e tërhequr, dikujt ia këpusin dhe e tërheqin, dikë e tërheqin pa e këputur e dikë tjetër e tërheqin dhe e këpusin.

Ja, kështuuu. Me këto gjëra bëhen edhe filma…

Telenovelën tjetër, të lutem!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.