E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rinisin kërkimet për gjetjen e trupit të peshkatarit
Lajme

Rinisin kërkimet për gjetjen e trupit të peshkatarit

Kanë rinisur në Pogradec operacioni për gjetjen e trupit të peshkatarit tjetër që u mbyt dje në rezervuarin e Bradomirës ne Pogradec.

Bëhet fjalë për viktimën e dytë Ramazan Kojtari, 56 vjeç i cili u mbyt bashkë me shokun e tij Arben Pupa pasditen e djeshme.

Dy polumbarë janë zhytur në ujërat e rezervuarit për të nxjerrë jashtë trupin e pajetë.

Kojtari dhe Pupa ishin banorë të zonës dhe administronin këtë rezervuar.

Sipas dëshmive ata herë pas here dilnin për peshkim pasi hidhnin rasatin e peshkut për shumim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.