Riparohet brenda natës selia e PS në Shkodër
Nga dëmtimet që ju shkaktuan ditën e djeshme selisë së Partisë Socialiste në Shkodër, godina ishte riparuar brenda një nate. Këtë e ka bërë me dije vetë socialisti Ilir Beqaj.
Beqaj gjithashtu ka theksuar se socialistët në Shkodër janë shumë të indinjuar nga ky akt.
“Kam komunikuar gjatë gjithë ditës me disa prej tyre. E mirëkuptoj zemërimin e tyre. Por besoj se tani në darkë, jemi të vetdijshëm se durimi dhe përulësia me të cilën e përballëm gjatë paradites sulmin ndaj selisë ka ndikuar drejtpërdrejt në lartësimin e qytetarisë shkodrane”, është shprehur Beqaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



