Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, bëri një hyrje madhështore në Festivalin e Filmit të Venecias të enjten.
Ajo u shfaq me tre pamje të ndryshme një ndër të cilat ajo me fustanin e kuq e kombinuar me një dantellë të zezë.
Nuk dihet nëse kjo zgjedhje e Rita Orës ka lidhje me ngjyrat që përfaqëson flamuri shqiptar luq e zi pas ngjarses së bërë publike pak ditë më parë ku ajo performoi me flamurin serb. Pas ngjarjes ajo tha se nuk e kishte kuptuar se flamuri është serb.
Rita, e cila është e martuar me regjisoren Taika Waititi, 48 vjeçe, dukej mjaft tërheqëse teksa po zbriste në varkë përpara se të ndryshonte pamjen e saj të ardhshme.
Më pas ajo u shfaq e gjitha në të zeza.
Dhe vjeshja e tretë ishte një fustan argjendi pa rripa me rruaza të rënda.
Festivali i 80-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia organizohet nga La Biennale di Venezia dhe drejtohet nga Alberto Barbera.
Festivali u hap me premierën e filmit italian të Luftës së Dytë Botërore Comandante, me regji të Edoardo De Angelis.
Ngjarja mbyllet me një dramë në gjuhën spanjolle të Netflix, Society of the Snow
