E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rita Ora ecën nëpër rrugë me baltë në Ferizaj
Publik News

Rita Ora ecën nëpër rrugë me baltë në Ferizaj

Këngëtarja Rita Ora ka vazhduar gjatë tërë ditës së sotme misionin e saj humanitar në Kosovë, derisa është takuar me familje të varfëra dhe nuk e ka kursyer veten duke ecur edhe nëpër rrugë të baltosura të qytetit të Ferizajt

Një loçkë si Rita Ora.

Ajo ka ardhur në Kosovë, kësaj here jo për të kënduar por në një mision humanitar, ku në bashkëpunim me UNICEF dhe me kompaninë Escada ku çdo shitje e një çante të kësaj firme do ti dedikohet grave të dhunuara nga lufta dhe fëmijëve të varfër.

Por, pavarësisht se është shumë e angazhuar me turneun e saj Phoenix, ajo do të jetë në Kosovë për disa ditë ku do të merr pjesë në këtë projekt të UNICEF’it, shkruan GazetaExpress.

E këtë punë ajo po e kryen për mrekulli, pasi që sot ajo është parë duke vizituar lagjet e varfëra dhe pavarësisht motit me shi, ajo ka ecur në një rrugë të mbushur plot baltë në qytetin e Ferizajt.

Këto fotografi sot i ka shpërndarë në rrjetet sociale nëna e Rita Orës, Vera Ora, e cila është duke e shoqëruar vajzën e saj në Kosovë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.