Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova, Rita Ora, është një nga këngëtaret më të dashura jo vetëm në diasporë, por në të gjithë botën. Ajo jeton në Angli ku edhe është rritur profesionalisht.
Rita është shumë aktive në rrjete sociale, ku publikon foto dhe video nga përditshmëria e saj, si dhe jeta profesioanale.
Së fundmi ajo ka publikuar disa foto sensuale, me bikini minimaliste në ngjyrë ulliri. Rita ka ekspozuar në rrezet e diellit trupin elegant, format joshëse dhe tatuazhet seksi që ka, sidomos ato afër pjesës intime, një shprehje dhe një yll.




