E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rita ora zbulon lidhjen me regjizorin, dalin hapur si çift
Publik News

Rita ora zbulon lidhjen me regjizorin, dalin hapur si çift

Rita postoi një seri fotografish në llogarinë e saj në Instagram pas ngjarjes. Ajo shkroi, “Faleminderit të gjithë miqve të mi që erdhën në festën time @prosperotequila # 4 korrik.”
Këngëtarja ndau fotot e saj me aktoren e “The Queen’s Gambit”, Anya Taylor Joy, Jodie Smith, Joshua Jackson, Ashley Benson, Vas J Morgan dhe Kate Beckinsale. Pak ditë më parë, regjisori 45-vjeçar foli për herë të parë për fotografitë që bënë xhiron e rrjetit, në të cilat ai shfaqej në momente intime me Ritën dhe me aktoren, Tessa Thompson.

“Unë mendoj se në botën e internetit, gjithçka përhapet shumë shpejt. Gjithsesi, unë s’po bëja asgjë gabim. Nuk ka asnjë problem”,- ka thënë ai.

Treshja u pa në maj duke shkëmbyer puthje pasionante një ballkon në Sidnei pas një feste që zgjati gjatë gjithë natës në rezidencën e Waititi.

Vetëm disa ditë më vonë, Thompson u fotografua duke u puthur me modelin Zac Stenmark.

Aktorja dukej e dashuruar ndërsa bashkë me australianin, Stenmark, 29 vjeç, shkuan për një shëtitje në Sidnei, gjatë së cilës mezi i mbanin duart larg njëri-tjetrit.

Thompson tregoi në 2018 se ajo tërhiqet nga burrat dhe gratë njësoj, megjithëse nuk pranoi ta etiketonte veten si biseksuale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.