E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rizgjedhja e Dukës, reagon Shakohoxha:  Votimi nuk do të legjitimohet
Publik News

Rizgjedhja e Dukës, reagon Shakohoxha: Votimi nuk do të legjitimohet

Do vazhdoj betejën ligjore.

Kandidati për president i FSHF-së, Dritan Shakohoxha, ka reaguar pas zhvillimit të Asamblesë të FSHF e cila rizgjodhi Armand Dukën president të saj. Ai garantoi se procesi ligjor do të vazhdonte, me bindjen se gjykata do të kthente vendimin e paligjshëm që u mor sot.

“Siç e kam deklaruar edhe dje, unë do të vazhdoj betejën ligjore. Besoj shumë që votimi i sotëm nuk do të legjitimohet. FSHF ka përdorur politikën e faktit të kryer e cila mund t’i duket me vlerë sot por ditët në vijim do e shohim të gjithë që do jetë e pa vlerë. Gjykatat kanë folur dhe do flasin përsëri besoj, duke ruajtur të njëjtin standart si në 2 rastet e mëparshme.

Në fund, drejtësia do vendoset dhe futbolli do flasë me votat e anëtarëve të familjes tonë”, ishte reagimi i Shakohoxhës për zhvillimin e Asamblesë Zgjedhore nga FSHF.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.