E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Robenin e ndjek fati i keq. Dëmtohet përsëri dhe humbet Liverpoolin
Sport

Robenin e ndjek fati i keq. Dëmtohet përsëri dhe humbet Liverpoolin

Arjen Roben është dëmtuar sërish dhe do të humbasë përfundimisht sfidën me Liverpoolin të mërkurën në mbrëmje për Ligën e Kampionëve.

Holandezi shpresonte se do të rikuperohej për këtë sfidë, por ai ka pësuar një dëmtim tjetër, që do e mbajë përgjatë tre javëve të tjera larg fushave të blerta.

35-vjeçari ka pësuar dëmtim në pulpë sapo është kthyer në stërvitje këtë javë.

Ndeshja e fundit që ai ka luajtur ishte në nëntorin e vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve kundër Benfikës, ku madje shënoi dy gola.

Lajm i mirë është marrë nga Kingslej Koman, i cili duket se për Liverpoolin është rikuperuar dhe do të jetë në fushën e lojës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.