E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Robert Ndrenika mesazh Veliajt: Si shkolla “Kosova”, edhe teatri i ri do ndërtohet  pa kulla në oborr
Lajme

Robert Ndrenika mesazh Veliajt: Si shkolla “Kosova”, edhe teatri i ri do ndërtohet pa kulla në oborr

Askush nuk besonte se shkolla e djegur 15 vite më parë, do të çelte sërish dyert për nxënësit, por këtë radhë tre herë më e madhe dhe me kushte model, të ngjashme me ato në vendet më të zhvilluara.

Rikthimi i shkollës simbol të kryeqytetit, nga e cila kanë dalë shumë talente dhe figura të rëndësishme të jetës publike në vendin tonë, ka surprizuar dhe emocionuar edhe ikonën e teatrit dhe të kinematografisë shqiptare, aktorin Robert Ndenika.

Përmes një mesazhi drejtuar kryebashkiakut Veliaj, Artisti i Popullit, Robert Ndrenika përgëzon kryebashkiakun Veliaj për suksesin e arritur në ndërtimin e shkollave të Tiranës, veçanërisht shkollën “Kosova”. Ai shpreh bindjen e plotë se sikurse shkolla “Kosova” është ndërtuar model, edhe teatri i ri kombëtar do të ndërtohet më i mirë.

“Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, zotit Erion Veliaj. Ju përgëzoj për suksesin e arritur në ndërtimin e shkollave të Tiranës, veçanërisht shkollën “KOSOVA”. Duke përdorur shprehjen e një mikut tim që thotë “Krahasimi është pjesë e jetës” shpreh bindjen e plotë se Teatri Kombëtar do të ndërtohet edhe më i mirë (me oborrin pa kulla). Edhe njëherë sukses në vazhdimësi! Robert Ndrenika (aktor teatri në pension)”, shkruan Ndrenika.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.