Rogerti ‘in ekstremis’: Mali s’ka kuptim me botën, Stenaldo respekte
‘La Bomba’ shpërthen në OFFSIDE
Rogert Sterkaj, i njohur si “La Bomba”, ka bërë deklarata të forta dhe pa filtra gjatë një interviste në podcastin “OFFSIDE”, ku ka komentuar hapur për personazhe dhe perceptimet e tij personale.
I pyetur se kë nuk do të merrte kurrë në tavolinën e tij, Sterkaj është përgjigjur menjëherë duke përmendur Malin, për të cilin u shpreh me tone të ashpra.
“Jo, është sinqerisht… më ka lënë përshtypje sikur një njeri që s’ka kuptim në këtë botë. O vëlla, s’ka kuptim në këtë botë vëlla, troç. Ai mund të thotë 100 gjëra për mua dhe mund të dalim të dy në ‘gilotinë’… nga tan Shqipëria edhe jam me gjithë kënaqësinë time me shku para gilotinës me më heq kokën vëlla. S’du me jetu më vëlla, në qoftë se shumicat e shqiptarëve edhe Kosovën e votojnë për malin që të jetojnë dhe unë të iki nga kjo botë, jam i kënaqur vëlla,” u shpreh ai.
Sipas tij, qëndrimi i tij lidhet me mënyrën se si e percepton figurën e përmendur në raport me njerëzimin dhe komunikimin.
“Nuk ka një kuptim me botën… me humanizëm, me njerëzim ai njeri nuk ka kuptim,” shtoi Sterkaj, duke theksuar se këto janë mendimet e tij personale.
Në vijim të bisedës, “La Bomba” foli edhe për Stenaldon, për të cilin shprehu respekt dhe vlerësim për mënyrën se si menaxhon komunikimin dhe aktivitetin e tij.
“Stenaldo është super…ka podcast-in e tij, e di me e menaxhu komunikimin, tonin e zanit. Është shumë i fortë edhe te sponsorat. Respekte, shpresoj t’i kesh bërë ato që ke dashur, investimet, gjithçka.” u shpreh ai.
Deklaratat e Sterkajt pritet të nxisin debat në rrjet, duke qenë se ai vijon të jetë një nga personazhet më të drejtpërdrejtë dhe polemikë në daljet e tij publike.
KLIKONI KËTU PËR TË PARË EPISODIN E PLOTË TË ROGERTIT NË OFFSIDE
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



