E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
”Roja i Ramës që u bë shef”, njihuni me drejtuesin e rendit në Elbasan
Sot

”Roja i Ramës që u bë shef”, njihuni me drejtuesin e rendit në Elbasan

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi përmes një denoncimi në rrjetet sociale, thotë se ish-bagigardi i Ramës, sot është bërë shef i rendit në qytetin e Elbasanit.

Personi në fjalë është Armand Muça, fotot e të cilit tregojnë se është i apasionuar pas armëve, dhe që sipas Boçit ka nxitur përplasjen me qytetarët ditën kur Edi Rama mbërrinte për takim në Elbasan.

Sipas ish-deputetit misioni i Muçës në qytetin e Elbasanit është i qartë, do të tentojë të frikësojë qytetarët në prag të zgjedhjeve lokale.

Denoncimi i plotë i Boçit:

BADIGARDI I RAMËS QË U BĒ SHEF

Dhunuesi më aktiv në protestën për ardhjen e Ramës në Elbasan, ishte shefi i ri i rendit.

I armatosur dhe me sjellje prej cubi, ai bërtiste dhe godiste këdo.

Kjo gjë shkaktoi një valë reagimesh aty, por dhe më pas në rrjet.

Po cili është ky personazh?

Është ARMAND MUÇA.

Për një kohë të gjatë ka qenë badigard i vetë Edi Ramës.

Pozon me armatim të rëndë dhe shpërndan faqet e Ramës.

E ç’pritet nga ky tipi?

Ka ardhur në Elbasan me mision.

Për protestat, por dhe për zgjedhjet që janë tek dera.

Kjo është policia e “depolitizuar” që heq kapelet për votat.

Sejmenët i janë turrur qytetarëve dhe zgjedhjeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.