E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Roland Bejko: Nëse Basha nuk ofron firmën, ka marrëveshje okulte me Berishën
Politikë

Roland Bejko: Nëse Basha nuk ofron firmën, ka marrëveshje okulte me Berishën

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Roland Bejko, ka qenë i ftuar në një studio televizive ku tema kryesore ishte vendimi i fundit i Komisionerit Celibashi.

Bejko me sa kuptohet nuk e shikon si normale që Basha nëpërmjet Gazit refuzon me arrogancë nënshkrimin e dokumentit të kërkuar nga Celibashi.

Bejko ka deklaruar se nëse Lulzim Basha nuk do të firmosë brenda afatit dokumentin e kërkuar nga KQZ për të regjistruar partinë në zgjedhje, atëherë do ta konsideronte si marrëveshje të fshehtë me Berishën.

Firma e Bashës, në dokumentin e kërkuar nga Celibashi lejon PD-në të regjistrohet në zgjedhje.

Mohimi i siglimit të atij dokumenti nga Basha që nuk është as i sëmurë, as i pamundur, pengon PD-në në zgjedhje.

Dhe do rezultojë që pasi luftoi për vulën, sot Lulzim Basha po e shfryrëzon të drejtën e vulës për të ndaluar PD-në të hyjë në zgjedhje.

“Nëse PD nuk futet në zgjedhje për shkak të mungesës së firmës unë do ta konsideroj si marrëveshje okulte që Basha ia bën shërbim Berishës”-tha Bejko.

Këtij arsyetimi mund t’i shtohet edhe fakti që Lulzim Basha nuk flet, por Gazment Bardhi pasi prej ditësh deklaronte që Basha nuk ishte fare në Shqipëri, dje u vu para fakteve nga gazetari Ylli Rakipi, që i provoi Gazit që Basha është në Tiranë dhe bredh lokaleve natën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.