E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Roma-Liverpool, formacionet zyrtare. Ja skemat e dy trajnerëve. Rikthehet Salah
Lajme

Roma-Liverpool, formacionet zyrtare. Ja skemat e dy trajnerëve. Rikthehet Salah

Roma do të luajë mbrëmjen e sotme në “Olimpico” gjysmëfinalen e kthimit të Champions League kundër Liverpoolit.

Ndeshja e parë ka përfunduar 5-2 për anglezët dhe italianëve u duhet një tjetër mrekulli si ajo në çerekfinale me Barcelonën, për të fituar 3-0, në mënyrë që të sigurojë biletën për në Kiev.

Ky takim do të luhet në orën 20:45 dhe tashmë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare.

Të dy trajnerët nuk kanë kursyer asgjë, duke rreshtuar në fushë formacione me theks sulmues.

“Tredhëmbëshit” të vendësve, Dzeko-El Shaarawy-Schick, tekniku i “The Reds, Jurgen Klopp i përgjigjet me yjet Salah-Firmino-Mane.

Me interes pritet rikthimi i Salah në “Olimpico” për të luajtur kundër ish-ekipit të tij.

Në tabelat e mëposhtme mund të shihni formacionet dhe skemat e të dy ekipeve.

Image

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.