Romeo del nga shtëpia Egla Ceno dhe Jul Deda në dyshen finale
Egla Ceno fitoi përballë Romeos dhe doli në dyshen finale me Julin pasi shijoi sonte një shfaqje të përgatitur për të në Teatrin Skampa në Elbasan.
Aktorja la “Big Brother VIP” dhe udhëtoi drejt Elbasanit, ku u befasua nga çfarë gjeti aty. Aktorja Viola Trebicka interpretoi një shfaqje të tërë, ku protagoniste ishte Egla Ceno në gjitha hapat e jetës, nga fëmijëria, te sfidat, shkollimi, emigrimi e deri më tani.
Pas surprizës së realizuar Egla nuk i mbajti lotët, ndërsa pjesë e suprizës ishte edhe nëna e saj.
“Diell, stuhi, akull dhe skuta” kështu e përshkroi Egla rrugëtimin e saj të jashtëzakonshëm brënda Big Brother Vip, aty ku tregoi karakterin e saj në të gjitha ngjyrat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



