E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Romeo Veshaj ‘harron’ Heidi Baçin? Aktori lidhet fshehurazi me dikë tjetër
Lajme

Romeo Veshaj ‘harron’ Heidi Baçin? Aktori lidhet fshehurazi me dikë tjetër

 

Prej më shumë se një muaji, përflitet për një ndarje mes Romeos dhe Heidi Baçit. Dy ish-finalistët e “Big Brother VIP”, të cilët fituan zemrat e publikut me romancën e tyre, kanë qëndruar larg syve të mediave që nga fillimi i shtatorit, kur u raportua për një krizë në lidhjen e tyre. Prej asaj kohe, ata nuk janë shfaqur më bashkë në publik.

Heidi u fotografua së fundmi në Tiranë, shoqëruar nga një mashkull, i cili sipas burimeve është vetëm një afërm i saj. Ndërkohë, Romeo ka qenë i zënë me projekte të reja dhe koncerte, duke kaluar kohën kryesisht me vëllain e tij, Donaldin, dhe miq të tjerë.

Miqtë e Romeos tregojnë se lidhja me Heidin ka përfunduar dhe aktori ka filluar të njohë një vajzë tjetër, por gjithçka mbahet në fshehtësi. Fansat po vëzhgojnë me vëmendje rrjetet sociale të Romeos për të zbuluar më shumë detaje mbi këtë romancë të re, por për momentin asnjë femër nuk është parë pranë tij.

Zërat për ndarjen u konfirmuan më tej kur Romeo u shfaq në një dasmë me Donaldin dhe Borën, ndërsa Heidi mungonte. Ndonëse të dy vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, mungesa e postimeve të përbashkëta ka shtuar dyshimet se marrëdhënia e tyre ka marrë fund.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.