E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ronaldo dhe Luis Figo ngushëllim identik për vdekjen e Kobe Bryant
Publik News

Ronaldo dhe Luis Figo ngushëllim identik për vdekjen e Kobe Bryant

Pas lajmit për rrëzimin e helikopterit që i mori jetën yllit të basketbollit, shumë sportistë të famshëm donin të bënin homazhe për legjendën e NBA-së me deklarata dashurie, shkruan “corrieredellosport”.

Të dy futbollistët portugezë janë kritikuar ashpër në rrjetet sociale pasi teksti është marrë “Copy-Paste” duke treguar mungesë respekti për të ndjerin.

Së fundmi në media thuhet se Ronaldo dhe Luis Figo mbase kanë të njëjtin menaxher të rrjeteve sociale i cili nuk është treguar i kujdesshëm.

“Shumë i shqetësuar kur kam dëgjuar lajmin për vdekjen e Kobe dhe vajzës së tij Gianna. Kobe ishte legjendë e vërtetë dhe inspirim për të gjithë. I dërgoj ngushëllimet e mija për familjen dhe shoqërinë e tij dhe familjet e atyre që kanë humbur jetën në aksident. Pusho në paqe, legjendë”, Ronaldo shkroi i pari ngushëllimin në “Twitter”.

3 orë nga ky postim, vjen edhe mesazhi i Luis Figos në mënyrë identike:

“Shumë i shqetësuar kur kam dëgjuar lajmin për vdekjen e Kobe dhe vajzës së tij Gianna. Kobe ishte legjendë e vërtetë dhe inspirim për të gjithë. I dërgoj ngushëllimet e mija për familjen dhe shoqërinë e tij dhe familjet e atyre që kanë humbur jetën në aksident. Pusho në paqe, legjendë”, shkroi Figo në “Twitter”.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.