E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ronaldo i kërkon agjentit: Bëj gjithçka dhe më transfero tek ky klub!
Sport

Ronaldo i kërkon agjentit: Bëj gjithçka dhe më transfero tek ky klub!

 

Cristiano Ronaldo dëshiron largimin nga Reali i Madridit. Pas takimit me presidentin Florentino Perez, 4 herë fituesi i “Topit të Artë” i ka kaërkuar që verën e ardhshme të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Prandaj, ai i ka kërkuar agjentit Jorge Mendes që të gjejë një klub tjetër anglez si Chelsea. Prioritet i tij është të luajë në Angli dhe, nëse nuk mund të jetë me United, zgjedhja e tij e dytë do të ishte ‘Stamford Bridge’. Cristiano kështu do të jetë në gjendje të jetojë në Londër dhe të vazhdojë të luftojë për tituj të rëndësishëm.

Ai e di se nuk do të jetë një marrëveshje e lehtë për t’u larguar. Në fund të fundit, përkundër mbështetjes së miliarderit rus Roman Abramovich, Chelsea nuk është aq i fuqishëm ekonomikisht sa Manchester City ose Paris Saint-Germain.

Image

© SYRI.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.