E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ronaldo në telashe edhe  pse pagoi 375 mijë dollarë.
Publik News

Ronaldo në telashe edhe pse pagoi 375 mijë dollarë.

Pak kohë më parë Prokuroria e Las Vegasit rrëzoi akuzat për përdhunim të ngritur nga ish-modelja amerikane ndaj futbollistit Christiano Rolaldo. Hetuesit që u morën me këtë çështje arritën në përfundimin se nuk ka prova të forta që të vërtetojnë se futbollisti kreu përdhunim në një hotel të Las Vegasit në verën e vitit 2009.

Por sipas informacione të siguruara nga tabloidi britanik ‘The Sun’, ADN-ja e futbollistit përputhet me gjurmët e gjetura lidhur me këtë rast. Mes 100 faqeve të e-mail mes policisë dhe hetuesve lidhur me këtë çështje lexohet detektivi i Las Veag Jeffrey Guyer teksa shkruan: ‘E kemi ADN dhe përputhet plotësisht’.

Lajmi u publikua për herë të parë nga gazeta ‘Der Spiegel’, e cila publikoi disa dokumente të siguruara nëpërmjet ‘Football Leaks’. Mes tyre ishte edhe një akord i rezervuar i nënshkruar në vitin 2009 nga Mayorga dhe Ronaldo në mënyrë që modelja të mos tregonte atë çfarë ka ndodhur me portugezin që i pagoi 375 mijë dollarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.