E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ronaldo nuk do të debutojë nesër me klubin arab
Lajme

Ronaldo nuk do të debutojë nesër me klubin arab

Transferimi i Kristiano Ronaldos tek klubi i Arabisë Saudite, Al Nassr padyshim ka qenë një nga lajmet më të bujshme të ditëve të fundit. Teksa të gjithë prisnin debutimin e tij nesër, ai mund të jetë gati për të luajtur më 21 janar.

Arsyeja pse ylli portugez nuk do të luajë është për shkak të sanksionit të vendosur nga FA. Teksa CR7 ishte pjesë e Junajtid, i theu telefonin një tifozi pas humbjes ndaj Evertonit dhe për këtë u ndëshkua me dy ndeshje mungesë.

Pavarësisht se ai nuk aktivizohet në radhët e “Djajve të Kuq”, sipas FIFA-s këto sanksione duhet të zbatohen pavarësisht se në cilën skuadër luan.

Neni 12.1 i Rregullores së FIFA-s për Statusin dhe Transferimin e Lojtarëve thotë: “Çdo sanksion disiplinor deri në katër ndeshje ose deri në tre muaj që i është shqiptuar një lojtari nga shoqata e mëparshme, por nuk është zbatuar ende (plotësisht). në momentin e transferimit do të ekzekutohet nga shoqata e re në të cilën lojtari është regjistruar në mënyrë që sanksioni të përmbushet në nivel kombëtar”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.