E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ronela Hajati rebelohet me  “RTSH” -në : Drejtim mediokër
Lajme

Ronela Hajati rebelohet me “RTSH” -në : Drejtim mediokër

Këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar me tone të ashpra pas natës së parë të edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ajo e quan një drejtim mediokër të “RTSH”-së, për shkak se ajo nuk ka performuar në natën çelëse të këtij edicioni.

“Më ka aq shumë ky shprit e kjo gojë për të folur, por më duket sikur do t’i heq vetes riskun që Zoti do të ma japë një ditë, të gjithë atë që meritoj për kaq shumë vite punë, lot, mundim, pasion e dashuri kaq të madhe për muzikën!

Po. Unë nuk isha e ftuar për të për të performuar këngën fituese ashu si duhet! ‘Sekret’ e ka marrë gjithë dashurinë që ka patur nevojë e për ktë i jam mirënjohëse vetëm publikut, këtu edhe jashtë! Kënga është laujtur në çdo cep këtë vit e më e gëzuar për këtë nuk mund të jem.

‘RTSH’ drejtimi mediokër e i vockël me veprime skuthe duke mos më përfshirë mua as në sisiglat e festivalit, nuk e heq dot suksesin që ka pas kënga! Çdo gjë ndodh për një arsye!!! T’ju shaj? Kurrë! S’ka fjalor që mund t’i përshtatet neverisë që më keni përcjellë! Në të gjithë botën vetëm mediat shqiptare kërkojnë me zor të bëjnë armiq nga hiçi! Qofshi me shëndet se mendjen e keni këllirë!!!”, shkruan Ronela Hajati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.