Rovena Gashi padit Kryeprokuroren Arta Markun
Firmosi heqjen e mandatit të 2 deputetëve
Nuk ka vonuar levizja nga prokurorja e shkarkuar prej Arta Markut. Kjo e fundit me 29 dhjetor bëri lëvizjen e parë në institucionin që drejtonte pasi u zgjodha si e perkohshme, duke shkarkuar nga detyra Rovena Gashin, drejtore e njësisë së dekriminalizimit dhe zyrën e marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.
Rovena Gashi sot ka paditur në Gjykatën Administrative Arta Markun, raporton “News24”.
Gashi kërkon nga Gjykata pezullimin e urdhërit për lirimin e saj, si edhe konstatimin e pavlefshmërisë absolute të urdhërit Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.
Gashi firmosi së fundmi kërkesën dërguar KQZ-së për heqjen e mandatit të Aqif Rakipit dhe Gledion Rahovicës pasi nuk kishin deklaruar arrestimet në Itali disa vjet më parë.
Në vend të Gashit, Kryeprokurorja Marku ka emëruar Arqile Koçën, një prej kandidatëve për Prokuror të Përkohshëm të Përgjithshëm.
NJOFTIMI I PROKURORISE
Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku nënshkroi ndryshimin e parë në stafin drejtues të institucionit.
Duke filluar nga dita e sotme (e Premte, dt. 29.12.2017), prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, në përbërje të të cilës është edhe Sektori për “Verifikimin e integritetit të zyrtarëve…”.
Prokurorja Rovena Gashi, e cila ishte në drejtim të kësaj Drejtorie, caktohet prokurore pranë Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



