Rozeta dhe Havier Dobi ngelen në burg
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg, për nënë e bir Rozeta dhe Havier Dobi.
Vendimi është marrë nga gjyqtari Arben Micka.
Rozeta Dobi hyri në sallë me lot në sy, por milionat e marra në disa shtëpi e akuzojnë për vjedhje sëbashku me te birin, Havier Dobi.
Një ditë më parë, falë një përgjimi nënë e bir në dhomat e paraburgimit, policia arriti të zbulonte shuma të tjera të kosniderueshme që ata fshihnin në shtëpinë e tyre.
Të dy janë përgjuar teksa flasin me njëri-tjetrin edhe për vlera të tjera parash që i kishin akoma në banesë dhe që nuk janë gjetur nga policia.
Diskutimi i nënë e bir ka qenë me kode, duke u shprehur se paratë janë lart në shtëpi, të cilat do i përdorte Rezeta për të nxjerr Havierin nga burgu, pasi plani i të dyve ishte që fillimisht 23-vjeçari të merrte përsipër fajin.
Policia gjeti në banesë 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat ishin të paketuara, të fshehura në tubin e aspirimi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



