Rrahën njëri-tjetrin me sende të forta/ Arrestohet burri në Durrës, nën hetim gruaja e tij
Ditën e djeshme në lagjen nr.11 në Durrës Ahmet Stafa dhe gruaja e tij Asije Stafa patën një sherr që agravoi në përdorim të sendeve të forta dhe plagosje të rëndë të të dyve.
Çifti i të moshuarve u nis me urgjencë në spital pas konfliktit verbal dhe fizik.
Pas ngjarjes, sot Ahmet Stafa është arrestuar nga policia e Durrësit, ndërsa bashkëshortja e tij, Asije Stafa është vënë nën hetim.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit, në lagjen nr.11, Durrës, shtetasit Ahmet Stafa, 78 vjeç dhe Asije Stafa, 74 vjeçe (bashkëshortë), pas një konflikti për motive të dobëta, kishin goditur njëri-tjetrin me sende të forta, ju bëjmë me dije se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Ahmet Stafa, si dhe referuan materialet në Prokurori e nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Asije Stafa, për veprën penale “Dhuna në familje”, informoi policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



