E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrahim Spahiu  i jep 1.8 MLD Lekë pa garë Bashkim Ulajt
Lajme

Rrahim Spahiu i jep 1.8 MLD Lekë pa garë Bashkim Ulajt

Kryetari i Bashkisë Dibër, Rrahim Spahiu, i ka marrë mbarë fondet e ujësjellësve në këtë mandat. Disa fshatra të thellë në këtë bashki kanë vuajtur prej kohësh nga mungesa e ujit të pijshëm, por Spahiu u kujtua sot që ka gjetur dhe skemën e duhur për të përfituar edhe vetë. Pak ditë më parë ai dha tenderin me vlerë 475 milionë lekë për furnizimin me ujë të dy fshatrave Brezhdan dhe Ushtelence.

Ky tender u zhvillua pa garë dhe iu dha Shkëlqim Kupës i cili nuk është aspak i besuar se do të bëj punën sikur duhet.

Epo, Spahiu nuk heq dorë nga bashkëpunimet me oligarkët. Më datë 24 korrik ai ka firmosur një tjetër tender me objekt “Ndërtim i linjës kryesore te Ujësjellësit dhe Rrjetit shpërndarës për fshatrat e njësisë administrative Xiber”, projekt ky që do të përthith para nga fondi i bashkisë deri në vitin 2025. Por, për këtë fazë të parë do të shpenzohen 1.8 miliardë lekë.

Janë paraqitur vetëm dy oferta nga firma “DESARET COMPANY” sh.p.k dhe bashkimi i operatorëve “4 A-M” sh.p.k & Shoqëria “ BONUS ”. DESARET COMPANY” sh.p.k ka patur ofertën 20 milionë lekë më lirë se fituesit, por Spahiu e nxori jashtë garë. Kështu, në mungesë të konkurrentëve të tjerë, u shpall fituese pa garë oferta e dy operatorëve të tjerë me vlerë sa 99% e fondit limit.

Me këtë tender, Spahia shtoi edhe një tjetër kontratë ujësjellësi në listën e aferave korruptive. Këto abuzime janë bërë të pashmangshme nga kryebashkiakët ku në lojë futen biznesmen që janë miq të tyre.

Shoqëria “ BONUS ” sh.p.k është në pronësi të Demir Borishi, Fuar Berishi dhe Safet Allaraj, të cilat kanë rrëmbyer në këtë formë edhe shumë prona të tjera. Ndërsa operatorëve “4 A-M” sh.p.k me letra është në pronësi të Ardit Metaliaj, por tashmë dihet që pas saj qëndron biznesmeni Bashkim Ulaj.

Që pasi rregulloi sërish marrëdhëniet me Ramën, pasi dikur patën përplasje për shkak të disa tenderëve, Ulaj ka filluar të kollofis një e nga një tenderët më të shtrenjtë në fushën e ndërtimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.