Rrahje masive tek bulevardi i ri në Tiranë
Rreth 30 të rinj janë përfshirë në një rrahje masive në bulevardin e ri tek ish-stacioni i trenit në kryeqytet.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se përplasja ka ndodhur mes dy grupesh të rinjsh, pak çaste më parë.
Policia ka shkruar në vendin e ngjarjes, ndërkohë ende nuk dihen shkaqet dhe arsyet e kësaj përleshje masive, por dyshohet të ketë qenë për shkaqe banale.
Në vendin e ngjarjes ka ende të rinj dhe forca të shumta policore, ndërkohë ende nuk ka një reagim zyrtar.




Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



