E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrahu me sende të forta kusheririn, arrestohet
Publik News

Rrahu me sende të forta kusheririn, arrestohet

39 vjeçari me inicialet A.L është arrestuar nga Policia pasi në loaklin e tij në Durrës, ka qëlluar me sende të forta kushëririn e tij, 28 vjeçarin me inicialet L.L.

Gjithashtu,  janë proceduar penalisht si të përfshirë në konflikt me kushërinjtë e tyre dhe dy vëllezër, shtetasit Xh. L., 48 vjeç dhe Sh. L., 45 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta kushëririn e tij, shtetasin L. L., 28 vjeç, banues në Durrës.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit Xh. L., 48 vjeç dhe Sh. L., 45 vjeç (vëllezër), pasi janë përfshirë në konfliktit me kushërinjtë e tyre”, njofton Policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.