E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrebeshe dhe stuhi shiu, ja surprizat që na sjell moti sot
Lajme

Rrebeshe dhe stuhi shiu, ja surprizat që na sjell moti sot

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik  me qëndër të pozicionuar në gadishullin Apenin e cila do të sjellë paqëndrueshmërinë e motit në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

Sot, e Diel dt 12 maj 2019 moti do të jetë  me vranësira  mesatare dhe rreshje shiu të pasuara me rrebeshe dhe stuhi në zonën Perëndimore në pjesën e dytë të ditës. Era do të  jetë me drejtim  Juglindje (SE) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 5 me lartësi vale 1,5–2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore   10/18°C

Zonat e  ulëta 12/23°C

Zonat  bregdetare 12/23°C

E Hënë 13 Maj  2019

Fillimi i javës dt 13 maj 2019 moti do të  mbetet me rreshje shiu të pasuara me rrebeshe dhe stuhi me intesitet të lartë në zonën Perëndimore. Era do të  jetë me drejtim  Juglindje (SE) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 5 me lartësi vale 1,5–2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore   8/15°C

Zonat e  ulëta 11/21°C

Zonat  bregdetare 11/21°C

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.