Rrëfeu ndarjen nga Besi, Xhensila reagon pas komenteve: Askush nuk është perfekt!
Ndarja e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut ka qenë ndër ngjarjet më të komentuara këtë vit.
Dyshja i dhanë fund martesës pas shumë vitesh dhe dy fëmijëve së bashku: një vajze dhe një djali.
“Fakti që jemi të dy figura publike e bënte të pashmangshme mediatizimin dhe nuk do mbetej aspak një event i rezervuar. Dasmat janë të bukura dhe kushdo që të jenë pjesëmarrës. Nuk do të doja të ndryshoja asgjë në lidhje me këtë. Do e bëja sërish njësoj”, ka thënë Xhensila për dasmën me Besin në emisionin e ri të Arbana Osmanit, i cili transmetohet në YouTube.
“Ka vite që po mundoheshim të sistemonin lidhjen tonë. Kriza ka çdo çift në marrëdhënie. Unë mendoj se në çdo marrëdhënie kur fjalët dhe veprat nuk përputhen, kur mbizotërojnë debatet dhe bëhet toksike për mua, fëmijët dhe për të, vendimi do duhej të merrej dhe e mora”, u shpreh ajo.
“Në çift duhet bashkëpunim. Kërkohet punë nga të dy partnerët. Kam kuptuar se nuk duhet të luftojë vetëm njëra palë. Çdo ditë që kalonte kuptoja që po thyhej më shumë. Ndaj ishte një vendim i marrë nga unë”, theksoi Xhensila.
“Kam marrë shumë barrë në supe, kam lexuar gjithçka në këto kohë. Kam Zotin dëshmitar. Vendimin e kam marrë unë nuk shihej se ka rrugë tjetër divorci nuk është i lehtë, nuk e parashikon apo dëshiron. E gjeta forcën te fëmijët e mi”, tha ndër të tjerash Myrtezaj.
Në një postim të fundit, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ndau disa mendime pas intervistës së saj emocionuese që dha te podcast-i i Arbana Osmanin. Ajo theksoi se përmes këtij rrëfimi ka shprehur realitetin e saj, jo vetëm për vete, por edhe për çdo grua që kishte nevojë ta dëgjonte.
“Ju falenderoj pa fund për mbështetjen, fjalët plot dashuri që më keni mbushur inbox-in. Unë nuk jam vetëm, ju nuk jeni vetëm”, shkruan Xhensila, duke shprehur mirënjohjen për mesazhet që ka marrë.
Këngëtarja falenderoi gjithashtu moderatoren Arbana Osmani dhe regjisorin Eduart Grishaj për mundësinë për t’u shfaqur në një mënyrë më të hapur dhe autentike:
“Faleminderit @arbanao & @eduartgrishaj për ftesën, me krijuat hapësirën të prezantoja Xhensilën si kurrë më parë, me të mirat dhe defektet që ka. Askush nuk është perfekt”, shkruan Xhensila.
Në fund, ajo përcolli një mesazh për të gjithë ndjekësit e saj, duke kujtuar se askush nuk është perfekt, por gjithmonë ka hapësirë për përmirësim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



