Rrëfimi i Frederik Ndocit: Si më bënë bashkëpunëtor të Vatikanit, KGB-së dhe CIA-s me letra anonime
Frederik Ndocin ose Riku, siç e thërrasin njerëzit më të afërt të tij ka zbuluar disa detaje nga e shkuara e tij, qe nga “ceni” qe i gjeten ne biografi, deri tek gjithe tentativat, sipas tij, per ta bere komunist, apo edhe kur e etiketonin si bashkëpunëtor të Vatikanit, KGB-së dhe CIA-s me letra anonime.
“Më tërhiqte magjia e filmit, ekrani, aktorët. Si rrjedhojë në viti 1973 fitoj kinoprovën e rolit kryesor në filmin “Nga mesi i errësirës”. Regjisori më tha fitove. Sa u gëzova. Po realizoja një ëndërr të madhe. Por kur nuk e prisja gëzimi m’u pre në buzë, rolin ma refuzuan pasi kisha cen në biografi. Këto gjëra sot as nuk i mendojnë të rinjtë. T’ua tregosh habiten se çfarë ishte ky cen në biografi. O zot na ruaj! Sa jam prekur, pasi isha vetëm 15 vjeç dhe kisha shumë ëndrra për jetën”- ka thene ai ne nje interviste per Albanian Free Press, marre nga Albert Zholi.
Ai tregon se ceni e shoqeroi, por keq u ndje serish kur u bë pjesë e grupit “Na bashkoi kënga popullore”, kur ne 1979 nuk e lejuan te dilte jashte per koncert.
“Një ditë të bukur kur as e mendoja, më dënuan penalisht me nenin nr.55, për agjitacion dhe propagandë. Ku e bëja unë agjitacionin? S’e besoja kurrë këtë rreng. Me këtë nen më pezulluan aktivitetin tim artistik më vendim të Presidiumit Popullor. O zot s’e besoja! S’dija si ta përballoja situatën. Kudo rrengje, kudo pengesa”- tregon ai.
Frederiku shton se akuza i erdhi nga disa letra anonime. “Letrat anonime. Letrat poshtë derës. Letrat që morën në qafë shumë njerëz. Ah, ky dënim erdhi se akuzohesha nga një letër anonime, ku unë Frederiku isha bashkëpunëtor i Vatikanit, KGB-së, CIA-s? O zot, as i kisha dëgjuar mirë këto emërtime se unë merresha me art. Ku kisha unë lidhje me spiunazhin?! Madje kisha alergji nga Sigurimi. Shmangesha nga takimet me ta”-tregon ai.

Nderkohe në vitin 1984 kur punonte në Estradën e Shkodrës dhe mori pjesë si aktor në filmin “Fundi i një gjakmarrjeje”, pa marre leje nga estrada e denuan me 6 muaj punë në tulla. Kurse ne 1987 rrezikoi ta fusnin ne burg. “Kur e shikonin që unë isha një tjetër prerje donin të më bënin për vete. Pra donin të më bënin komunist. Aha, unë komunist? Kurrsesi. As bëhej fjalë të bëhesha komunist. Nuk më lidhte asgjë. Por këto probleme vazhduan edhe me motrat e mia Ritën dhe Julin. Në vitin 1989 Julit desh i hoqën këngën “Tok e Diellit”. Pastaj probleme kam pasur në Festivale për flokët dhe sjelljen”- tregon ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



