E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëfimi i Xhevit Sinanit: Gruan e torturova me sëpatë dhe vuajti, vëllai ma ngacmonte
Lajme

Rrëfimi i Xhevit Sinanit: Gruan e torturova me sëpatë dhe vuajti, vëllai ma ngacmonte

Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti”, mësohet të jetë shprehur në dëshminë e tij makabre 80-vjeçari.

Në fillim ai është shprehur se  nuk mban mend asnjë detaj nga krimi i dyfishtë në Gramsh. Pas arrestimit, ai u pyet nga hetuesit, por 80-vjeçari deklaroi në mënyrë të qetë se i kishin vdekur dy të afërmit, teksa mohoi se i kishte vrarë ata.

“Më ka vdekur vëllai dhe gruaja. Di që kanë vdekur, por se di s’mbaj mend gjë. S’i kam vrarë”, mësohet të jetë shprehur i moshuari. Xhevat Sinani vrau gruan e tij, Zegjinenë, 72 vjeç, brenda banesës së tyre dhe më pas Shaqirin të vëllanë, po 72 vjeç. Pas krimit, ai ka shkuar tek disa të afërm të tjerë në fshat afër Tervolit dhe u ka rrëfyer vrasjet.

80-vjeçari qëlloi fillimisht gruan e tij brenda banesës dhe me një tjetër sëpatë ndoqi të vëllanë në vreshtat e rrushit dhe e masakroi për vdekje. Më pas ai u arratis, për t’u kapur pas disa orësh nga policia. Dyshimet e para janë se autori vuan nga probleme mendore, teksa rrethanat që e çuan në këtë krim janë ende të paqarta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.