Rrëfimi prekës i n Meritoni për djalin : I bëj thirrje publikisht mamasë së djalit të më lej afër gjysmën time

Një debat mes Roza Latit dhe Meriton Mjekiqit ka bërë që ky i fundit të rrëfej historinë e tij për të qartësuar të gjitha pyetjet që moderatoja ka kohë që i bën. Roza e ka akuzuar se ai nuk e takon djalin e tij dhe nuk i dërgon para.

Pasi sipas moderatores pretendon se është lënduar që Meritoni i ka përmendur Sashën (qenin), prandaj e ka sulmuar duke e pyetur sesa kujdeset për djalin.

Meritoni ka treguar se djali i tij vuan nga autizmi dhe kjo ka qenë arsyeja pse ai ka vendosur të bëhet pjesë e formatit: “Loari është më autizëm dhe kjo është arsyeja që kam ardhur në këtë shtëpi që nëse fitoj të përgjigjem për djalin.”

Meritoni më tej tregon: “Kam shumë emocione kur flas për djalin tim kam shumë muaj që nuk flas dhe nuk e shoh as ne kamer telefoni . Ishim 22- vjeç kur e kuptuam që do bëheshim prindër. Nuk kam qenë kur ka lindur djali ja kam dëgjuar zërin nga telefoni sepse nuk kishim viza, pandemia edhe disa probleme që kisha me bashkëshorten e kam takuar djali kur ishte 2 vjeç e kam të vështir të flas.

Kam pasur probleme me ish-bashkëshorten ka muaj që nuk e di si është a ka ecur. Më ka marr malli dua të  shoh ndonjë video apo diçka uroj që një dite të behet burrë dhe do ta kuptoj ndarjen tonë do ti kërkoj falje djalit tim dhe do mundohem të jem shembulli me i mirë për të.”

Më pas ai i ka bërë thirrje publike mamasë së djalit që t’ia lejë gjysmën e tij t’i qëndojë afër.

Roza dhe Meritoni, të cilët kanë pasur debate të vazhdueshme duke përdorur informacione nga jashtë të jetës personale, janë përplasur sot gjatë spektaklit.

Moderatorja pretendon se është lënduar që Meritoni i ka përmendur Sashën (qenin), prandaj e ka sulmuar duke e pyetur sesa kujdeset për djalin.

Roza: Debatin e hapi Meritoni. Unë nuk dua të qasem me Meritonin por duke qenë se jetojmë në një çati duhet të flasim me njëri-tjetrin. Jemi takuar disa herë jashtë, jemi takuar te studioja e Meritonit, jemi takuar në plazh në jug. Kemi shoqëri të përbashkët, kam marrë informacione për secilin këtu. Unë e kam pyetur Meritonin, nuk kam nxjerrë konkluzione

Meritoni: Unë me Rozën informacion kam aq sa më ka treguar dhe sa kam parë në media, jo më shumë. Roza nuk e njeh djalin tem, nuk e din pse unë nuk jam pjesë në familjen time në Austri dhe nuk din asgjë për jetën time.

Roza: Unë personalisht me Meritonin jam munduar të respektoj shoqërinë por ai më ka sulmuar për t’i mbajtur anën Romeoës. Meritoni bashkë me Gazin më kanë prekur te pika e dobët, keni të bëni me Roza Latin që kam vetëm një nënë dhe dy qentë që kam futur në dhe. Meritoni mua më kap te pika e dobët, më ka ardhur dhe vetëm më fliste fjalë që nuk dua t’i përmend për qenin tim, duke shpifur të kam parë me sytë e mi. Ti të më kesh parë mua…

Publikuar nga Publik Media