E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rregullorja anti-SPAK e hashashit
OP-ED

Rregullorja anti-SPAK e hashashit

E lemë mënjanë argumentin që rregullorja e Kuvendit për herë të fundit u miratua me konsensus, të kërkuar nga Edi Rama. Në fakt në emër të konsesusit që ju dha, Ai shtyu në kohë marrjen e statusit Kandidat. Por, nejse! Ta lëmë menjanë këtë.

Të merremi pak me arësyen përse po e ndryshojnë rregulloren tani?

Duan të kontrollojnë SPAK-un. I kërkojnë atij prova para se ato ti paraqiten gjykatës!!!

Kushdo e di tashmë që provat kur dalin në pazar, nuk ka gjykatë që i vlerëson si të rregullta.

Pra le të lodhet sa të dojë SPAKU për të mbledhë prova se i shkatërron Rilindja me rregullore!

Jo me Kushtetutë, as me ligj, thjesht me rregulloren e brendshme!

Natyrisht kjo procedurë vlen për Rilindasit, jo për të tjerët.

Të mos e hapim argumentin tjetër, si e mbrojtën Saimirin, kur spaska pasur as rregullore?! Ndryshimi që propozojnë i nxjerr vetë bllof dhe i zë në flagracë duke dhunuar çdo ligj!

Po kur thonë se e duan reformën më shumë se të gjithë?!

Natyrisht sa të jenë me imunitet e duan. Kur të mos jenë ku do shkojnë? Ne emigracion?

Të shohim!

Hë për hë veprojnë ligjet e hashashit!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.