E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëmbimi i 3-vjeçarit/ Gjyshja e dorëzon fëmijën në polici
Lajme

Rrëmbimi i 3-vjeçarit/ Gjyshja e dorëzon fëmijën në polici

Fëmija trevjeçar, i cili u rrëmbye nga gjyshërit në Durrës duke mos ia dorëzuar së ëmës pas një vizite rutinë, më në fund ka rënë në duart e autoriteteve.

Mësohet se ka qenë gjyshja ajo që e shoqëruar nga një avokat e ka dorëzuar fëmijën në polici.

Rasti u denoncua në media më 16 prill nga nëna e 3-vjeçarit.

Menjëherë autoritetet morën masa, ku u arrestua gjyshi i trevjeçarit dhe një nga vëllezërit e gjyshes, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim gjyshja dhe një vëllai i saj.

Ende nuk dihet se në cilin qytet ishte strehuar fëmija gjatë këtyre ditëve, si dhe arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.