E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëmbimi në Tiranë, zbardhen lidhjet me biznesmenin Astrit Nimani
Flash

Rrëmbimi në Tiranë, zbardhen lidhjet me biznesmenin Astrit Nimani

Prapaskenat e bujshme

Ngjarja e rëndë e dy ditëve më parë në Tiranë, ku një 27-vjeçar u rrëmbye, u dhunua dhe u detyrua të dorëzonte 5000 euro, po zbulon gjithnjë e më shumë elementë që e lidhin këtë episod me emra dhe ngjarje të tjera problematike që prej vitesh kanë dalë në skenë, veçanërisht në zonën e Lezhës dhe Shëngjinit. Sipas policisë, pengmarrja u organizua nga dy vajza, Suate Çeloaliaj dhe Monika Marku, të cilat përmes një apartamenti të marrë me qira krijuan kurthin ku u thirr 27-vjeçari. Brenda pritnin tre djem, mes tyre Asmireld dhe Klajdi Nimani, të cilët bashkë me Lusjan Kimzën përdorën dhunë fizike dhe presion psikologjik për të marrë paratë. Shuma u gjet më pas në banesën e Kimzës, ku policia sekuestroi edhe një armë zjarri, ndërsa babai i tij u arrestua. Klajdi Nimani vijon të jetë në kërkim.

Asmireld Nimani
Asmireld Nimani

I afërmi i tij është Astrit Nimani, i dënuar gjatë në Itali për çështje të trafikut të drogës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i arrestuar në Shqipëri, ai ka pasur ndër vite edhe episode të tjera të dokumentuara, mes të cilave një aksident i ndodhur në aksin Lezhë–Shëngjin, ku rezultoi nën efektin e alkoolit dhe iu gjet një armë zjarri që po tentohej të fshihej nga një i ri.

Astrit Nimani
Astrit Nimani

Astrit Nimani njohet si biznesmen në Shëngjin, ku zotëron resortin “Ermiri Palace”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.