E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëmbyen me dhunë një 16 vjeçar, tre në prangat e policisë
Publik News

Rrëmbyen me dhunë një 16 vjeçar, tre në prangat e policisë

Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona pasi kanë rrëmbyer me dhunë një 16 vjeçar.

Në pranga kanë rënë: F. D. (K.), 32 vjeç, banues në Lezhë, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata Lezhë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”; A. P., 35 vjeç dhe A. H., 33 vjeç, banues në Laç.

Këta  persona, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në lagjen Nr. 16, Durrës, për motive të dobëta, kanë marrë me dhunë shtetasin E. N., 16 vjeç, në mjetin tip “Audi” e më pas e kanë dhunuar fizikisht.

Njoftimi i policisë:

Morën forcërisht në automjet për motive të dobëta një 16-vjeçar, Policia zbardh ngjarjen brenda pak orëve.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Durrës, pas informacionit se një shtetas e kishin marrë me dhunë, organizuan punën për identifikimin e kapjen e autorëve dhe gjetjen e  personit.

Falë reagimit në kohë, veprimeve profesionale dhe punës së mirëorganizuar u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i tyre në flagrancë:

F. D. (K.), 32 vjeç, banues në Lezhë, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata Lezhë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”;

A. P., 35 vjeç dhe A. H., 33 vjeç, banues në Laç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në lagjen Nr. 16, Durrës, për motive të dobëta, kanë marrë me dhunë shtetasin E. N., 16 vjeç, në mjetin tip “Audi” e më pas e kanë dhunuar fizikisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë, kryer në bashkëpunim”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.