E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëshqitja e dherave/ Pallati 5-katësh mund të shembet nga çasti në çast
Lajme

Rrëshqitja e dherave/ Pallati 5-katësh mund të shembet nga çasti në çast

Situata nga rrëshqitja e dherave ka bërë që banorët e pallatit 5-katësh në lagjen “Punëtori” të Gjirokastrës, të braktisin banesat e tyre dhe të dalin në qiell të hapur.

Sipas banorëve shkak për këtë gjendje të krijuar, janë gërmimet në afërsi të pallatit. Gërmimi në fjalë i cili është bërë edhe shkaku kryesor për ngjarjen, po kryhet në pjesën jugore të pallatit për ndërtimin e një objekti dykatësh.

Banorët kërkojnë nga bashkia dhe organet kompetente që t’i strehojë diku, pasi pallati rrezikon shembjen nga çasti në çast, e kësisoj nuk mund të kthehen brenda. Ata u shprehën se do ta kalojnë natën jashtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.