E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rreth 400 emigrantë rrezikojnë jetën për të kaluar Kanalin Anglez, temperatura -5 gradë Celsius
Publik News

Rreth 400 emigrantë rrezikojnë jetën për të kaluar Kanalin Anglez, temperatura -5 gradë Celsius

Pothuajse 450 emigrantë rrezikuan jetën e tyre për të kaluar ilegalisht Kanalin Anglez gjatë fundjavës.

Në mediat angleze thuhet se kontrabandistët e njerëzve përfituan nga kushtet e mira të motit të së shtunës në mbrëmje për të lundruar një masë azilkërkuesish nga Franca ndërsa temperaturat në jug të Anglisë ranë në -5 gradë Celsius.

Gjithsej 10 varka u kapën nga rojet e Forcave Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar herët të dielën në mëngjes.

Mes të shpëtuarve përfshihej edhe një foshnjë e vogël, me Ministrinë e Mbrojtjes angleze që konfirmoi të hënën pasdite se 442 migrantë kishin kaluar të dielën, duke e çuar totalin e mbërritjeve të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit në 486 persona.

Besohet se emigrantët u nisën nga Gravelines, pranë Dunkirk, Francë. Ata u sollën të gjithë në portin në Dover, Kent në anijet e Forcave Kufitare. Roja bregdetare franceze konfirmoi se ata gjithashtu penguan 53 azilkërkues të tjerë që të arrinin në Mbretërinë e Bashkuar në të njëjtën ditë.

Anija franceze e shpëtimit Abeille Normandie u ngarkua të ndihmonte një varkë në vështirësi pranë bregut, duke rimarrë 53 emigrantët e bllokuar dhe duke i lënë në portin e Boulogne-sur-Mer. Pasi u ankoruan në Portin Francez, për ata u kujdesën nga shërbimi i departamentit të zjarrfikësve dhe shpëtimit, koordinimi mjekësor detar dhe policia kufitare.

Bandat shqiptare kanë nisur tashmë reklamat TikTok që ofrojnë udhëtime me avionë në Mbretërinë e Bashkuar, me kriminelët që kërkojnë deri në 18,000 £ për kokë duke u mburrur me një rekord ‘100 për qind sukses’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.