E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrezikoi jetën e pushuesve në plazh, gjobitet drejtuesi i skafit
Lajme

Rrezikoi jetën e pushuesve në plazh, gjobitet drejtuesi i skafit

Me nisjen e sezonit veror, problematika e mjeteve lundruese pranë vijës bregdetare është rikthyer sërish në fokus në jug të vendit. Rasti më i fundit është regjistruar në Dhërmi, ku një drejtues gomoneje ka rrezikuar seriozisht sigurinë e pushuesve.

Sipas autoriteteve, shtetasi me iniciale F.D. ka hyrë me mjetin e tij lundrues brenda perimetrit të sigurisë, shumë pranë zonës ku pushuesit frekuentonin plazhin. Kjo shkelje ka sjellë reagimin e menjëhershëm të strukturave përkatëse.

Shërbimet e Policia Kufitare dhe Njësisë Policore Detare në Vlorë kanë ndërhyrë pas sinjalizimeve të qytetarëve, duke konstatuar shkeljen në terren dhe duke ndëshkuar drejtuesin e mjetit.

Në përfundim të procedurave administrative, ndaj tij është vendosur një gjobë prej 500 mijë lekësh të rinj, ndërsa mjeti lundrues është bllokuar.

Autoritetet bëjnë të ditur se kontrollet janë shtuar ndjeshëm përgjatë vijës bregdetare nga Vlora deri në Ksamil, me qëllim garantimin e sigurisë për pushuesit dhe parandalimin e incidenteve të rrezikshme.

Policia Kufitare u bën thirrje të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese që të respektojnë rregullat e qarkullimit detar dhe të mos cenojnë perimetrin e sigurisë në zonat e plazhit, duke theksuar se shkeljet do të ndëshkohen me masa të rrepta gjatë gjithë sezonit turistik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.