Rrëzohet avioni i parë F-35 në histori, kushtonte 100 milionë $
Ushtria amerikane ka humbur një nga avionët e saj F-35, pasi u rrëzua në Karolinën e Jugut.
Lajmi u bë i ditur nga trupat detare, ndërkohë që piloti kishte arritur të dilte me parashutë para se avioni të rrëzohej.
F-35 është avioni më i shtrenjtë luftarak që ekziston shkruajnë mediat amerikane.
Në të gjithë botën numërohen vetëm 3 mijë të shitur, për shkak të kostos së tij mjaft të lartë.
Avioni që u përfshi në aksident kapte një vlerë prej 100 milionë dollarësh.
Autoritetet aktualisht po punojnë për zbardhjen e shkakut të rrëzimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



