Rrëzohet avioni me 107 persona në bord
Një avion me 107 persona në bord është përplasur.
Avioni raportohet të jetë i ‘Pakistan International Airlines’ dhe është rrëzuar në një zonë rezidenciale në Karachi, Pakistan.
Në avion raportohet se kishte 99 pasagjerë, ndërsa tetë ishin të ekuipazhit. Avioni A320 u rrëzua në zonën Model Colony ndërsa përpiqej që të ulej në aeroportin e Karachi-t.
Shërbimet e urgjencës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, nuk dihet ende fati i personave që kanë qenë në bord apo shkaqet e përplasjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



