E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëzohet avioni me 127 pasagjerë, panik në bord (FOTO+VIDEO)
Bota

Rrëzohet avioni me 127 pasagjerë, panik në bord (FOTO+VIDEO)

Një avion me 127 vetë ne bord rrëshqiti dhe ra në anë, teksa zbriste ne pisten e aeroportit në Bolivi.

avion1

BBC raporton se avioni Peruvian Boeing 737 po ulej në aeroportin El Alto, në perëndim të kryeqytetit La Paz, pas mbërritjes nga Cuzco të enjten.

 

Asnjë prej 122 pasagjerëve dhe pesë anëtarëve të ekuipazhit nuk u lëndua, thanë zyrtarët.

avion2

Incidenti, i cili ndodhi rreth orës 10:00 lokale (14:00 GMT), e detyroi aeroportin të mbyllet për disa orë.

Fluturimet u pezulluan dhe u soll një vinç për të ndihmuar lëvizjen e avionit nga pista pasi pajisja e tij e uljes u shtyp dhe gomat shperthyen.

avion

Gjatë fluturimit nuk u raportuan probleme dhe kapiteni nuk dha asnjë paralajmërim kur aeroplani iu afrua aeroportit, thanë udhëtarët për mediat lokale. Shkaku i aksidentit nuk është ende i njohur dhe po hetohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.