E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëzohet helikopteri ushtarak, vdes piloti, rëndë një tjetër person
Bota

Rrëzohet helikopteri ushtarak, vdes piloti, rëndë një tjetër person

Rrëzohet në Bregun e Fildishtë një helikopter ushtarak francez, teksa ishte duke zhvilluar një mision trajnues, raporton “Washington Post”.

Sipas mediave amerikane, kjo ndodhi rreth 20 kilometra në lindje të qytetit të Abidjan-it, e thuhet se viktime ka mbetur piloti dhe një anëtar i ekuipazhit ndodhet në gjendje të rëndë shendetesore.

Të dy ata ndodheshin në bord dhe u dërguan menjehere të plagosur në bazën ushtarake franceze, por piloti nuk ia doli të mbijetojë, ndërsa personi tjetër u dërgua në Francë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Shkaqet e rrëzimit të helikopterit nuk dihen ende. Sakaq raportohet se po kryhet një hetim i thelluar për këtë rast.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.