E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëzohet një avion me 72 persona në bord pranë një aeroporti në Nepal
Bota

Rrëzohet një avion me 72 persona në bord pranë një aeroporti në Nepal

Një avion me 72 persona në bord është rrëzuar pranë një aeroporti në Nepalin qendror, ndërkohë që deri më tani raportohet për 40 viktima. Avioni i Yeti Airlines nga Kamandu u rrëzua ditën e djeshme pasi shpërtheu në flakë.

Në bord kishte 68 pasagjerë, përfshirë 15 shtetas të huaj si dhe katër anëtarë të ekuipazhit. Rreth 200 ushtarë nga Nepali morën pjesë në operacionin e kërkim shpëtimit në grykën e lumit Seti vetëm 1 km e gjysmë pranë aeroportit.

Kryeministri Pushpa Kamal Dahal thirri një mbledhje urgjente të kabinetit të tij dhe u kërkoi agjencive shtetërore të punojnë në operacionet e shpëtimit.

Nga pasagjerët, 53 thuhet se janë nepalezë. Në aeroplan ishin pesë indianë, katër rusë dhe dy koreanë. Ndërkohë dyshohet se ka pasur pasagjerë edhe nga Irlanda, Australia, Argjentina dhe Franca.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.