E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrihte gruan dhe djalin e mitur, arrestohet 46 vjeçari
Lajme

Rrihte gruan dhe djalin e mitur, arrestohet 46 vjeçari

Një 46-vjeçar me iniciale M.S. është arrestuar nga policia në Kamëz pasi akuzohet se ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia ka gjetur një sasi kokaine të ndarë në doza gati për shitje dhe një peshore elektronike.

Sipas policisë ai e ndante lëndë narkotike dhe më pas e shiste në zona të ndryshme të Kamzës.

Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Last package”, nga Komisariati i Policisë Nr. 5. Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur, vihet në pranga 46-vjeçari.

Gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, të cilën e shiste në doza.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Last package”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: -M. S., 46 vjeç, banues në rrugën “Thethi”, Kamzë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, si dhe një peshore elektronike.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në doza, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Kamzës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.